Borussia në kërkim të talenteve, shënjestron 19-vjeçarin e Juves

17 Korrik 2019
18:22
Telesport
back button

Skuadra e Borussia Dortmund vijon gjuetinë e talenteve dhe në shënjestër të ekipit gjerman është vënë sulmuesi 19-vjeçar i Juventusit, Moise Kean. Sulmuesi duket se edhe këtë sezon do të jetë në stol, pasi alternativat në sulm për trajnerin Maurizio Sarri janë të shumta.

Për pasojë, skuadra gjermane është gati t’i ofrojë më shumë hapësira talentit italian (8 gola në 21 ndeshje me Juventusin në dy sezonet e fundit). Madje Kean ka debutuar edhe me kombëtaren e të rriturve, duke realizuar dy gola në 3 ndeshje.

Sulmuesi Moise Kean

Moise Kean ka ende edhe një vit kontratë me bardhezinjtë, por rinovimi nuk po vjen edhe pse agjenti i tij Mino Raiola ka takuar disa herë drejtuesit e Juves. Për pasojë, lojtari po sheh mundësinë e transferimit në një kampionat apo skuadër tjetër, ku të ketë më shumë hapësira.

Te Borussia janë të shumtë talentet që po shkëlqejnë dhe trajneri Lucien Favre po mendon një dyshe sulmi me dy adoleshentë: Jadon Sancho dhe Moise Kean.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit