Boston “dorëzohet” në shtëpi, fitojnë Lakers e Oklahoma, LeBron James vendos një tjetër rekord në NBA

20 Dhjetor 2024
8:33
Telesport
back button

Kampionët e Boston u mundën 117-108 në fushën e tyre nga Chicago, duke humbur ndjeshëm terren në renditje. Zach LaVine me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Tatum për vendasit.

Humbet edhe ekipi i Golden State, që u mund 144-93 nga Memphis. Vendimtar stoli i ekipit vendës, nga ku erdhën 81 pikë. Pas kohës shtesë fiton San Antonio, që mundi 133-126 Atlanta, sfidë ku u dallua Wembanyama, autor i 42 pikëve.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Lakers, që mundi 113-100 Sacramento. Ndeshje e mirë për Reaves, që realizoi 25 pikë, mbështetur nga Davis me 21 pikë e 19 rebound.

Në këtë ndeshje, LeBron James vendosi rekordin e minutave të luajtura në kohën e rregullt në NBA, me 57.471 minuta. Ai kaloi një legjendë si Kareem Abdul Jabbar.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Utah Jazz, 119-126

Orlando – Oklahoma, 99-105

Washington – Charlotte, 123-114

Boston – Chicago, 108-117

Toronto – Brooklyn, 94-101

Houston – New Orleans, 133-113

Memphis – Golden State, 144-93

San Antonio – Atlanta, 133-126

Dallas – Clippers, 95-118

Phoenix – Indiana, 111-120

Minnesota – New York, 107-133

Portland – Denver, 126-124

Sacramento – Lakers, 100-113

Lajme të tjera

Lajmet e fundit