Boston e Oklahoma udhëheqin në dy Konferencat, triumfojnë Lakers e Clippers

23 Mars 2024
6:36
Telesport
back button

Boston fitoi 129-109 ndaj Detroit në ndeshjen e radhës në NBA, duke mbetur skuadra më e mirë e këtij sezoni. Tatum me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për Celtics në këtë sfidë.

Në Konferencën e Perëndimit, në vendin e parë ndodhet Oklahoma, që mundi 123-103 Toronto. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku diferencën e bëri Alexander Shai me 23 pikë.

Fiton skuadra e Lakers, që mundi 101-94 Philadelphia, në një sfidë të ekuilibruar. Të gjithë titullarët e Lakers realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Anthony Davis me 23 pikë e 19 rebound.

Minnesota, falë 21 pikëve të Conley, mundi 104-91 Cleveland, ndërsa Indiana triumfoi në fushën e Golden State, sfidë ku dyshja Siakam-Haliburton realizoi 512 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Boston, 102-129

Toronto – Oklahoma, 103-123

Miami – New Orleans, 88-111

Minnesota – Cleveland, 104-91

San Antonio – Memphis, 97-99

Golden State – Indiana, 111-123

Portland – Clippers, 117-125

Lakers – Philadelphia, 101-94

Lajme të tjera

Lajmet e fundit