Boston i pandalshëm në shtëpi, fiton finalen e dytë play off dhe i afrohet më shumë titullit

10 Qershor 2024
8:28
Telesport
back button

Boston Celtics i afrohet edhe më shumë titullit kampion në NBA, pas fitores 105-98 ndaj Dallas Mavericks në finalen e dytë play off. Skuadra e Boston udhëheq 2-0 serinë, duke i shfrytëzuar në maksimum dy takimet e para të luajtura në fushën e tij.

Një ndeshje më e bukur se e para, ku edhe teksanët rivalizuan e dueluan për fitore, por nuk arritën të merrnin atë që kërkonin. As një pjese të parë të ekuilibruar (54-51 për vendasit), ekipi i Boston shkëputet në pjesën e dytë.

Vendasit krijojnë një epërsi prej 7-10 pikësh, që e ruajnë deri në fund, duke e merituar fitoren. Për vendasit u dalluan Holiday me 26 pikë e 11 rebound si dhe Brown me 21 pikë, një ekip që mbron mirë e që luan me pak lojtarë.

Për Dallas, Luka Doncic realizoi një “triple double”, duke realizuar 32 pikë, 11 rebound e 11 asist, por që s’mjaftuan për të fituar. Edhe një herë tjetër Irving nuk arriti të dalë në lojën e tij, duke e mbyllur me 16 pikë.

Tashmë seria e finaleve play off në NBA do të spostohet në Perëndim, ku në fushën e Dallas do të luhet dy takimet e radhës.

Finale-Play off

Nd.1, Boston – Dallas, 107-89

Nd.2, Boston – Dallas, 105-98 (2-0)

Nd.3, Dallas – Boston, 12 qershor

Lajme të tjera

Lajmet e fundit