Boston konfirmohet lider në NBA, fitojnë edhe Milwaukee e Miami, humbet Denver

18 Mars 2024
8:19
Telesport
back button

Boston konfirmon lidershipin e tij në NBA, duke fituar 130-104 ndaj Washington dhe mbetet skuadra e vetme mbi 50 fitore këtë sezon. Celtics bënë një tjetër ndeshje të mirë, ku u dalluan Tatum dhe hauser, me nga 30 pikë secili.

Dallas mundi 107-105 Denver në fushën e tij, ku protagonist ishte Luka Doncic, që realizoi 37 pikë e 10 rebound. Mirë u paraqit edhe Irving me 24 pikë, ndërsa për kampionët u dallua Myrray me 23 pikë, por zhgënjeu Jokic.

Pa probleme fiton Milwaukee, që mundi 140-129 Phoenix, ndeshje Lillard e Portis realizuan nga 31 pikë secili për Bucks. Pas kohës shtesë fiton ekipi i San Antonio, që mundi 122-115 Brooklyn, me Wenbanyama protagonist, autor i 33 pikëve e 15 rebound.

Fitore të vështirë jashtë fushe korri Miami, që falë 30 pikëve të  Robinson mundi 104-101 Detroit. Zhgënjen skuadra e Clippers, që u mund 110-93 në fushën e saj nga Atlanta. Për miqtë u dallua Murray me 21 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Milwaukee – Phoenix, 140-129

Detroit – Miami, 101-104

Dallas – Denver, 107-105

Washington – Boston, 104-130

Orlando – Toronto, 111-96

San Antonio – Brooklyn, 122-115

Clippers – Atlanta, 93-110

Lajme të tjera

Lajmet e fundit