Boston leksion Miami dhe barazon serinë e finaleve në Lindje

24 Maj 2022
8:19
Telesport
back button

Boston Celtics fitoi sot 102-82 ndaj Miami Heat në finalen e katërt play off të vlefshme për Konferencën e Lindjes në NBA, duke barazuar 2-2 serinë e takimeve. Fitore e merituar e Boston, që e dominoi sfidën luajtur në fushën e tij, duke treguar forcën përballë një Miami të shpërfytyruar.

Titullarët e Miami realizuan në total 18 pikë, një shifër katastrofike, duke treguar se nuk ishin në një ditë të mirë. Më i miri për miqtë ishte Oladipo me 23 pikë, që e nisi takimin nga stoli. Për Boston shkëlqeu Tatum me 31 pikë, por edhe pjesa tjetër e skuadrës e mbështeti në këtë fitore.

Tashmë seria e ndeshjeve spostohet në Florida, në Majemi, por gjithçka duket e hapur, teksa faktori fushë ka ndikuar. Në Perëndim, skuadra e Golden State udhëheq 3-0 serinë ndaj Dallas dhe është një fitore larg titullit.

Konferenca e Lindjes-Finale play off

Miami – Boston, 82-102 (2-2)

Konferenca e Perëndimit-Finale play off

Golden State – Dallas, (3-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit