Boston nuk dorëzohet, fiton finalen e pestë ndaj Miami dhe shpreson te mrekullia

26 Maj 2023
8:27
Telesport
back button

Boston Celtics fitoi sot 110-97 ndaj Miami në finalen e pestë play off të Konferencës së Lindjes, duke mbajtur ende hapur garën për titullin. Tashmë Miami udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve, por Boston ka fituar dy sfidat e fundit, duke shpresuar te mrekullia.

Ndeshja luajtur në fushën e Celtics u dominua e fitua me meritë nga vendasit, ku katër lojtarë realizuan mbi 20 pikë: White 24 pikë, Smart 23 pikë si dhe Brown e Tatum me nga 21 pikë secili. Një kuartet që bëri diferencën në fushë për Boston.

Miami zhgënjeu sërish dhe tashmë nis të ketë më shumë frikë, pasi sheh se mund të ndodhë e pabesueshmja. Titullarët e Miami zhgënjyen sot, teksa shënuesi më i mirë ishte Robinson me 18 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli.

Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Miami, që do të tentojë të mbyllë llogaritë, ndërsa Boston të realizojë mrekullinë. Në Konferencën e Perëndimit, titullin e mori ekipi i Denver, që mundi 4-0 me ndeshje Lakers.

NBA-Konf.Lindje, Play off-Finale

Boston – Miami, 110-97 (2-3)

NBA-Konf.Perëndim, Play off-Finale

Denver – Lakers, (4-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit