Boston tjetër leksion Dallas dhe është një fitore larg titullit kampion në NBA

13 Qershor 2024
8:23
Telesport
back button

Boston Celtics është një fitore larg titullit kampion në NBA për sezonin sportiv 2023-2024. Ata fituan sot 106-99 në fushën e Dallas Mavericks në finalen e tretë play off, duke udhëhequr 3-0 serinë e takimeve dhe mund të ngrenë trofeun e kampionit që në sfidën e radhës.

Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, ku pjesa e parë u mbyll 51-50 për vendasit. Në çerekun e tretë, Boston shkëputet deri ne 15 pikë (85-70) por nuk arrin dot ta mbyllë ndeshjen. Dallas ngushton deri në 1 pikë diferencën (93-92), por pa mundur dot të bëjnë përmbysjen e madhe.

Celtics shkëputet sërish në periodën e fundit dhe fiton me meritë. Tatum me 31 pikë e Brown me 30 pikë ishin dy liderët e skuadrës së Boston në këtë ndeshje. Për Dallas “zgjohet” Irving, që realizoi 35 pikë, ndërsa Doncic shënoi 27 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen.

Edhe sfida e radhës do të luhet në fushën e Dallas, që do të synojë fitoren, si mundësia e vetme për të rihapur garën për titull.

Finale-Play off

Nd.1, Boston – Dallas, 107-89

Nd.2, Boston – Dallas, 105-98

Nd.3, Dallas – Boston, 99-106 (0-3)

Nd.3, Dallas – Boston, 14 qershor

Lajme të tjera

Lajmet e fundit