“Botëror i mërzitshëm me vetëm dy pilotë dhe një makinë që dominon”

20 Mars 2023
10:53
Telesport
back button

Sezoni 2023 në Formula 1 pritet të jetë një monolog i Red Bull, që në dy garat e para të zhvilluara ka dominuar me dy pilotët e saj. Në Bahrein fitoi Max Verstappen, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Sergio Perez, ndërsa në Arabinë Saudite ndodhi e anasjellta.

Riavlët? Në të dy garat, në vendin e tretë është renditur Fernando Alonso me Aston Martin, që ka mbërritur në finish me rreth 15 sekonda vonesë. Ferrari e Mercedes akoma më pas, çka tregon se këto dy skuadra që deri vjet duelonin për fitore, këtë vit janë si breshka.

Po bëhet një botëror i mërzitshëm, me vetëm dy pilotë që duelojnë për fitore. Ky është një problem. Nëse do të vazhdojë kështu deri në fund, atëherë kërkoj nga skuadra që të më japë një makinë të besueshme, që të mos ketë probleme, siç ndodhi këtë fundjavë”, tha Verstappen.

E kuptoj që skuadra është e lumtur për rezultatet e dy garave të para, por unë nuk jam i kënaqur. Në Jeddah e pashë veten duke rikuperuar, pas një problemi që pati makina të shtunën. Për këtë arsye, nëse do të duelojmë për titull unë dhe Sergio, duke të dy të kemi një makinë që shkon deri në fund të garës”, tha holandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit