Botërori i shtangës: Ramadani i teti në dygarësh pas Baterisë B, Qerimaj nuk lë gjurmë

10 Dhjetor 2024
12:32
Telesport
back button

Botërori i peshëngritjes që po zhvillohet në Manama të Bahrein ka zhvilluar sot paradite garat e Baterisë B në peshën 81kg. Në pedanë janë ngjitur për Shqipërinë shtangistët Erkand Qerimaj e Kristi Ramadani. Për këtë të fundit renditja është ende provizore, pasi pritet edhe rezultati i baterisë A.

Në stilin e shkëputjes, Ramadani realizon me sukses vetëm provën e parë, duke ngritur 146kg. Në dy provat e tjera nuk arrin të ngrejë fillimisht 150 e më pas 151kg, duke e mbyllur garën në vendin e 10-të.

Në stilin e shtytjes ai garon vetëm në provën e parë, ku realizon me sukses 181kg. Më pas, Ramadani tërhiqet nga gara edhe pse provoi të rikthehej. Kështu, ai u klasifikua në vendin e 9-të në këtë stil, ndërsa në dygarësh u rendit në vendin e tetë me 327kg, ndërkohë që në mbrëmje garon edhe Bateria A.

Erkand Qerimaj nuk la asnjë gjurmë në këtë turne. Në stilin e shtytjes ai dështon në të trija provat. Shkodrani nuk arrin të ngrejë dy herë 155kg, ndërsa në provën e tretë tenton 156kg, por sërish nuk ia del mbanë. Më pas ai vendos të mos garojë në shtytje, duke mos dhënë asnjë rezultat në këtë botëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit