Braçe sulmon tifozët e Tiranës përmes “Guerrils”: Ju nuk jeni llumi!

14 Dhjetor 2019
9:11
Alfred Lleshi
back button

Si përherë në derbin e madh të kryeqytetit, ai është “shënjtestruar” nga tifozët bardheblu. Koret e zakonshme kundër njërit prej tifozëve më të zjarrtë të Partizanit nuk munguan edhe mbrëmë, në “Air Albania”. Veçse këtë radhë, Erion Braçe ka qenë i detyruar të mbajë mbi kurriz edhe humbjen e të kuqve. E cila, erdhi pas thuajse 6 vitesh në përplasjet e ethshme me Tiranën. Megjithatë, zv.kryeministri e gjen ngushëllimin gjetiu, te tifozët e kuq, të cilët i evidenton në antitezë me kolegët e tyre të kryeqytetit, i falenderon për koreografinë dhe mesazhet që përcollën gjatë gjithë lojës. Ja statusi i plotë i Braçes në rrjetet sociale: 

“ATA 51 ENGJEJ NE QIELL! 

JU ultraguerrils! ENGJEJ NE TOKE!

Mirenjohes pa fund per koreografine e dedikuar per 51 shqiptaret e zakonshem qe humben jeten nga termeti; Mirenjohes pa fund qe ishit aq shume sot duke kontribuar direkt ne ndihme te familjeve te te mbijetuarve nga tërmeti; Mirenjohes pa fund per respektin e duartrokitjet per ekipet e jashtezakonshme te kerkim shpetimit te ushtrise, policise, zjarrëfikësve, Urgjences Mjekesore ne nje ceremoni te organizuar e gjitha nga Partizani ne respekt te punes se tyre; Mirenjohes pa fund qe mbytet me fershellima sharjet e fyerjet banale te llumit! Ju jeni ndryshe!

Ju nuk jeni llumi!

Ju meritoni respekt nje per nje!

Faaaaaaleeeeeemiiiiiiindeeeeeriiiiit!

Tani,

Tirana gaboi fare pak, kaq mjaftoi per te qene me mire se Partizani, ndaj fitoi.

Pra, e meritoi!

Nderkohe,

Partizani ESHTE, ATY, GJALLE,

I KOMPLETUAR DHE I FORTE!

Kush nuk e lexon kete tek ata djem, nuk i duhet Partizanit; 

Faleminderit per gjithcka, por Partizani eshte shume me i madh se cdo individ, qofte ky edhe i huaj; eshte familja qe nis nga ata qe ishin sot ne stadium e deri tek i fundit i kuq ne kete vend! 

Eshte peshe e rende shume!

Kjo eshte diferenca!

Kete vit kemi fituar shume si familje;

Se pari si ekip, pastaj te gjithe bashke, ekip e tifoze!

Kjo eshte forca jone!

Ketu duhet te ringrihemi!

Alban, Lenc, Egzon, Bruno, Jasir, Jurgen, Esat, Erald, Elsin, Eneo, Kristi, Hektor etj, ju jeni kampionet, barra eshte mbi ju;

Ju duhet te udhehiqni edhe te huajt, ju duhet t’i beni bashke e te beheni bashke!

Ju nuk humbni, ju fitoni ose mesoni!

Kjo ishte ndeshja per te mesuar!

Refuzojeni si humbje, pranojeni si mesim, pas 5 vitesh duhet edhe nje i tille;

Bilanc i frikshem, mos harroni, e bete ju!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit