Brahim Diaz shtang të gjithë, merr vendimin surprizë për të ardhmen e tij

11 Mars 2024
9:02
Telesport
back button

Mesfushori i Real Madrid, Brahim Diaz, i ka dhënë fund telenovelës në lidhje me ekipin kombëtar që do të përfaqësojë në të ardhmen. 24-vjeçari ka vendosur të përfaqësojë Marokun, duke hequr dorë nga Spanja.

Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja spanjolle “Marca”, që dha se Diaz do të luajë me përfaqësuesen afrikane. Mesfushori priti një kohë të gjatë për të marrë vendimin e tij, që ka befasuar jo pak tifozët spanjollë.

Në vitin 2021, ai luajti një ndeshje miqësore me kombëtaren e Spanjës (fitoi 4-0 ndaj Lituanisë), madje duke shënuar edhe gol. Diaz ka luajtur edhe me të gjitha ekipet kombëtare të moshave të Spanjës.

Një vendim që erdhi edhe për shkak të ngulmimit të madh që Maroku i ka bërë lojtarit, që pas botërorit 2018 në Rusi. Së shpejti do të mbërrijë edhe grumbullimi i parë me Marokun, që do të zhvillojë dy ndeshje, më 22 dhe 26 mars, kundër Angolës dhe Mauritanisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit