Gjatë ngjarjes së organizuar nga tifozët kuqezinj, “Flames and Fear”, që u zhvillua në Milano, Ariedo Braida, ish-drejtori sportiv i kuqezinjve për shumë vite, ka ndarë disa prapaskena të lidhura me eksperiencën e tij te “Djalli” dhe operacione merkatoje.
Së pari, ai kujtoi transferimin e Andriy Shevchenko te Milani: “Para se ta shihja në Kiev bashkë me Adriano Galliani, ku nuk luajti mirë, por gjithsesi vendosëm ta merrnim, kishim studiuar Andrea Valdinoci në Francë. Atë natë në Kiev ishin gjithashtu Fabrizio Galliani, djali i Adrianos, dhe Rezo Chokhonelidze, një drejtor historik ukrainas.
Pas ndeshjes së Dinamo Kievit, Rezo i dha Shevchenko-s fanellën e Milanit me emrin e tij të shkruar. Unë i thashë t’i përcillte në ukrainisht mesazhin se me atë fanellë do të fitonte ‘Topin e Artë’. E thashë për ta motivuar, për t’i bërë përshtypje, por pesë vite më vonë, më 2004, ndodhi me të vërtetë”.
Braida gjithashtu shprehu mendimin e tij për Christian Pulisic: “Duhet të them që më ka surprizuar. Kur nis aksionet më kujton pak Paton; kur lëviz me finesë më sjell në mend Donadonin, por futbolli i sotëm është i ndryshëm dhe nuk mund të bëjmë krahasime”.