Braktisi gruan dhe dy fëmijët për danezen, që ia “hoqi trurin”. Gjykata dënon me 12 muaj burg Patrice Evra

14 Korrik 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

Patrice Evra u dënua me 12 muaj burg, pasi ish-kapiteni i Manchester United u shpall fajtor për braktisjen e familjes së tij. Megjithatë, ai apeloi menjëherë. 43-vjeçari është dënuar nga gjykata penale franceze se nuk ka paguar alimentacionin për ish-bashkëshorten e tij.

Një raport i “L’Equipe” thotë se Patrice i detyrohet rreth 969.000 euro alimentacion ish-gruas së tij, Sandra Evra, siç tha për gazetën “Nathalie Dubois” avokatja e palës civile.

Ndërkohë, Patrice, i cili konsiderohet si një nga ish-mbrojtësit e majtë më të mëdhenj në Evropë, “e ka apeluar dënimin”, tha avokati i tij Jerome Boursica për “Le Parisien”.

Më tej, avokati i tha burimit të lartpërmendur se Patrice i ka dhënë gruas së tij një apartament, shtëpi me pishinë në Francë, si dhe afërsisht 2 milionë euro për shpenzimet e saj ditore.

Njerëzit janë kuriozë të dinë se cila është ish-bashkëshortja e tij. Ja gjithçka për familjen e ish-lojtarit të “Djajve të Kuq”.

Sandra Evra është ish-bashkëshortja e Patrice Evra, me të cilën ishte i martuar nga viti 2007 deri më 2020. Ish-çifti mirëpriti një djalë të quajtur Lenny Evra dhe një vajzë të quajtur Maona.

Pavarësisht se e lidhi martesën me të dashurën e fëmijërisë, të cilën ish-futbollisti e njihte prej 25 vitesh, historia e tyre e dashurisë mori një kthesë fatkeqe.

Raportet për divorcin e tyre dolën kur ish-kapiteni i kombëtares franceze të futbollit u kap duke u puthur Margaux Alexandra, një modele daneze. Ka dalë në dritë se ish-mbrojtësi i majtë është takuar me Alexandra që nga viti 2020, pas përfundimit të martesës së tij 13-vjeçare.

Një raport i “The Sun” thotë se Patrice Evra dyshohet se ka jetuar në Dubai dhe ka dy fëmijë së bashku me modelen daneze. Ajo e mirëpriti djalin e tyre të parë në Kopenhagë, në maj 2021. Dyshja u bënë sërish prindër të një vajze vitin e kaluar.

 

Ndërkohë, Evra i “vari këpucët në gozhdë” si futbollist në korrik 2019, pas kontratës së shkurtër me West Ham United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit