Brazili pranë katatrofës, trajneri Dorival: Të gjithë jemi përgjegjës, gati ta kalojmë këtë moment të vështirë

10 Tetor 2024
10:03
Telesport
back button

Dorival Júnior, trajneri i kombëtares së Brazilit, duket se ka vendosur formacionin që do të hedhë në fushë për ndeshjen kundër Kilit. Sfidë e planifikuar për në orët e para të 1 tetorit (ora 2:00 me orën tonë) në Santiago.

Ndeshja e vlefshme për turin e 9-të kualifikues për Botërorin 2026, një sfidë delikate për kombëtaren braziliane, që ndodhet në pozita jo të mira në renditje. Ndaj, për Brazilin fitorja është objektivi i vetëm.

Abner dhe Igor do ta nisin ndeshjen si titullarë. Nuk mendoj se duhet ta marrin si një barrë faktin që do të veshin fanellën e kombëtares braziliane. Ne e kemi përcaktuar tashmë skuadrën. Stërvitja na ka treguar gjëra të mira”, tha Dorival.

Duke folur për situatën e krijuar në renditje, ai shtoi: “Të gjithë jemi përgjegjës, por ne nuk jemi jashtë mundësive për t’u kualifikuar. Ne shikojmë situatën tonë dhe duhet ta përballojmë me kokën lart grupin tonë në këtë fazë kualifikuese”.

Të gjithë janë shumë të fokusuar. Objektivi që të gjithë kemi është ai për të përmbysur situatën aktuale. Është një situatë shumë negative për një ekip që ka arritur gjithmonë më të mirën, por ne jemi gati ta kalojmë këtë moment”, tha Dorival.

Brazili është aktualisht në vendin e pestë me 10 pikë, 8 pas kryesuesve të Argjentinës, ndaj dhe fitorja është objektivi i vetëm pas humbjes së fundit ndaj Paraguajit. “Duhet të fitojmë në mënyrë që të luajmë në një kompeticion si Kupa e Botës”, tha Dorival.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit