Braziliani rinovon kontratën me Paris Saint-Germain

20 Mars 2019
11:52
back button

Dani Alves nuk do të dalë në treg në fund të këtij sezoni sepse braziliani ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Paris Saint-Germain për të rinovuar kontratën sipas burimeve të besueshme të rrjetit televiziv “ESPN Brazil”.

Mbrojtësi 35-vjeçar do të firmosë kontratë 1-vjeçare me opsion për ta zgjatur edhe një vit më tej me PSG-në. Rinovimi i kontratës për sezonin e dytë do të lidhet ngushtë me arritjen e disa objektivave personal të lojtarit, duke qenë se në fund të kontratës së rinovuar do të jetë 36 vjeç.

Së fundi, për Alves dolën zëra se nuk do i ofrohet rinovimi nga klubi francez dhe e ardhmja e tij ishte në Premier League.

Këtë sezon braziliani ka luajtur në 11 ndeshje si titullar në Ligue 1 me PSG-në, ndërsa në Champions League vetëm në 3 ndeshje ka marrë pjesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit