Brighton turpëron Chelsea-n dhe hakmerret ndaj Potter, përmbysje e çmendur nga Tottenham (Pamjet)

29 Tetor 2022
18:06
Denis Hakanaj
back button

Rezultat befasues në Premier League me Brighton që ka mundur 4-1 Chelsea-n në javën e 13-të të kampionatit anglez të futbollit dhe i është afruar ndjeshëm zonës europiane të renditjes.

Një kthim traumatik për Potter në atë që para pak kohës ishte shtëpia e tij para se të merrte vendin e Thomas Tuchel në drejtim të londinezëve.

Një fitore e madhe për skuadrën e De Zerbit, që tani është ngjitur në vendin e shtatë të klasifikimit vetëm tri pikë larg zonës që sigiron kualifikimin në Europa League.

BRIGHTON-CHELSEA – GOLAT – VIDEO

Golat e Trossard (5′), Gross (90+2′) dhe dy autogolat e Loftus-Cheek (12′) dhe Chalobah (42′) i kanë dhënë fitoren e madhe Brighton-it, ndërsa për miqtë ka shënuar Havertz (48′). Vetëm pak minuta për Brojën, i aktivizuar nga stoli në minutën e 79-të.

Fitore e çmendur me përmbysje për Tottenham-in e Antonio Conte-s. Spurs, në fakt, kanë fituar 3-2 në fushën e Bournemouth pasi kanë qenë në disavantazh 2-0 deri në minutën e 57-të. Heroi i takimi ka qenë Bentancur me golin e fitores të shënuar në minutën e 92-të.

BOURNEMOUTH-TOTTENHAM – GOLAT – VIDEO

Nuk ndalet Newcastle, që ka mposhtur 4-0 në shtëpi skuadrën e Aston Villa-s dhe ka përforcuar vendin e katërt në renditja. Fitore 1-0 për Crystal palace ndaj Southampton, ndërsa është mbyllur 1-1 ndeshja Brentford-Wolves.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit