Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është renditur në vendin e katërt në botë në stilin e shkëputjes, turne që po zhvillohet në Manama të Bahrein. Ai garoi në peshën 73kg, ku bëri në paraqitje të mirë vetëm në një stil, por pa mundur dot të fitojë ndonjë medalje.
Në stilin e shkëputjes, Calja u klasifikua në vendin e katërt, duke mbetur jashtë podiumit për vetëm 1kg. Ai nuk arrin të ngrejë shtangën në dy provat e para, duke dështuar me 152kg. Në provën e tretë, Calja tenton të ngrejë 153kg dhe ia del mbanë.
Në stilin e shtytjes, paraqitja e Cales është larg pritshmërisë. Ai provon tri herë brenda pak minutash të ngrejë 183kg, por pa sukses. Ai nuk realizon dot asnjë provë, duke mos dhënë rezultat si në këtë stil ashtu edhe në dygarësh.
Të martën në mesditë, në Baterinë B të peshës 81kg, do të garojnë për ngjyrat kuqezi edhe shtangistët Kristi Ramadani e Erkand Qerimaj.