Britney Spears shkon të bëjë një selfie me yllin e NBA, truprojat e godasin me shuplakë në fytyrë

7 Korrik 2023
12:22
Telesport
back button

Një aventurë aspak e këndshme i ka ndodhur pak ditë më parë në Las Vegas këngëtares së njohur amerikane Britney Spears. Ajo dëshironte të bënte një foto me basketbollistin francez Victor Wembanyama, zgjedhja e parë në “draft” e këtij viti në NBA, që sezonin e ri do të luajë me San Antonio Spurs.

Sipas TMZ, ajo ka shkuar të takojë basketbollistin, por rojet e siurisë nuk e kanë njohur këngëtaren, duke e larguar dhe goditur me shuplakë në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur në restorantin “Catch” në Aria Hotel të Las Vegas, me këngëtaren që ishte me bashkëshortin e saj Sam Asghari.

Ajo ka parë basketbollistin e ri (19 vjec dhe 2.23 metra i gjatë) të hyjë në restorant dhe ka shkuar të bëjë një fotografi me të. Gjithsesi, gjërat nuk kanë shkuar ashtu sikurse Spears dëshironte, pasi truprojat e kanë goditur në fytyrë në përpjekje për ta larguar, duke e rrëzuar në dysheme.

Britney Spears nuk e ka humtur toruan dhe pas ngjarjes është ngritur në këmbë dhe ka shkuar në tavolinën e saj, e pashqetësuar. Më pas, siguria ka shkuar për të kërkuar ndjesë, por stafi i këngëtares ka paraqitur një denoncim në polici për incidentin e ndodhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit