Brocchi flet hapur: Ibra te Monza? Të fitojmë një herë betejën me virusin!

29 Mars 2020
15:40
back button

Ditët e fundit ka nisur të përflitet një ide e ccmendur që e sheh Zlatan Ibrahimovic sezonin e ardhshëm te Monza, klub që drejtohet nga Silvio Berlusconi, që ka një marrëdhënie shumë të mirë me suedezin.

Në lidhje me këto zëra ka folur së fundmi Christian Brocchi, trajneri i Monzës, i cili për “tuttomercatoweb” është shprehur se një herë duhet të fitohet beteja me virusin, më pas të mendohet për ëndrrat e Monzës.

“Nuk kam dëgjuar gjë. Po flitën shumë gjëra në lidhje me këtë çështje. E kam thënë edhe në lidhje me situatat e tjera. Ky klub nuk ka limite dhe nuk vendos limite. Do të ketë kohë për t’i bërë të gjitha këto gjëra, por për momentin jemi vite dritë larg kësaj situate. Të fitojmë një herë betejën me virusin, pastaj të mendojmë dhe reflektojmë për ëndrrat e Monzës”, shprehet Brocchi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit