Broja me shokë ëndërrojnë, manjati është gati të blejë Shenjtorët

4 Janar 2022
19:44
Denis Hakanaj
back button

Southampton duket se do të blihet nga një manjat i mediave serbe Dragan Solak. Kjo është ajo që ka shkruar BBC në edicionin e saj online.

Shoqëria e quajtur Sport Republic po blen 80% të paketës aksionare në klubin e kontrolluar nga biznesmeni kinez Gao Jisheng.

Gao e bleu klubin në gushtin e 2017-ës, bashkë me Katharina Liebherr, që i trashëgoi Shenjtorët nga babai i ndarë nga jeta Markus në 2010-ën kur skuadra ishte në League One, duke ruajtur 20 për qind.

Shenjtorët janë në vendin e 14-të në Premier League.

Solak është president dhe themelues i kompanisë United Group.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit