Broja nuk ishte as në stol në miqësoren ndaj Real, trajneri i Chelsea flet për të ardhmen e tij

7 Gusht 2024
13:04
Telesport
back button

Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Real Madrid, humbur sot 1-2 në Amerikë, nuk ka luajtur për Chelsea sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Madje 22-vjeçari nuk ishte as në stol për londinezët, duke u lënë jashtë nga trajneri italian Enzo Maresca. Një veprim ky që konfirmon se sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të lërë “blutë” e Londrës.

Trajneri Maresca, për këtë çështje u shpreh se Broja nuk është i dëmtuar: “Jo, ai nuk u lëndua, për fat të tij dhe për ne. Nuk e di nëse do të shitet, do të shohim në dy javët e ardhshme”.

Kështu, duket se fati i sulmuesit shqiptar është i vendosur, të lërë Chelsea për një ekip ku do të aktivizohet më shumë. Ai ka oferta si nga Anglia ashtu dhe nga Italia, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit