Broja shkëlqen me Southampton dhe rishkruan historinë, Liverpool merr kreun në fund me Origi-n (Video)

4 Dhjetor 2021
17:58
Denis Hakanaj
back button

Armando Broja ka qenë protgaonist në ndeshjen e Southampton-it kundër Brighton në Premier League.

Sulmuesi shqiptar ka zhbllokuar sfidën e luajtur në St. Mary Stadium me një gol magjik në minutën e 29-të.

Broja ka shënuar pesë gola në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër U20 në Premier League.

Gjithashtu, në moshën 20 vjeç e 85 ditë, Broja është bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e kampionatit anglez që ka shënuar në tri ndeshjet e para të Premier League të luajtura si titullar në shtëpi, pas Danny Cadamarteri (18 vjeç e 6 ditë).

Megjithatë, goli i yllit kuqezi nuk ka mjaftuar për t’i siguruar tri pikët Shenjtorëve, që janë befasuar në minutën e 98-të nga goli i Maupay.

Fitore e vuajtur për Liverpool-in.

Të kuqtë kanë arritur të përfitojnë nga humbja e Chelsea-t dhe janë ngjitur në vendin e parë të renditjes falë fitores 1-0 në fushën e Wolves me një gol të Origi-t në minutën e 94-t.

Zhbllokohet Newcastle.

Bardhezinjtë kanë arritur të marrin fitoren e parë në këtë sezon të Premier League. Skuadra e Howe ka mundur 1-0 në shtëpi Burnley-n falë një goli të Wilson në minutën e 40-të.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit