Brooklyn humbet pa yjet, Jazz dhe Milwaukee korrin fitoret e radhës

25 Mars 2021
8:51
Telesport
back button

Pa yjet e saj, Harden, Irving e Durant, skuadra e Brooklyn ka humbur sfidën me Utah Jazz, një përballje mes dy prej ekipeve pretendente për titullin kampion në NBA këtë sezon. Ekipi i Utah Jazz fitoi thellë 118-88 (Mitchell 27 pikë, shënuesi më i mirë), duke ruajtur kreun e renditjes në Perëndim.

Pa probleme fiton edhe skuadra e Clippers, që mposhti 134-101 San Antonio, ndeshje ku u dallua Leonard me 25 pikë. Në Lindje, skuadra e Milwaukee korri një fitore të vështirë ndaj Boston me shifrat 121-119. Ndeshje vendosur në sekondat e fundit, ku vendimtar ishte Middleton me 27 pikë e 13 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Detroit, 116-111

Milwaukee – Boston, 121-119

Toronto – Denver, 135-111

Chicago – Cleveland, 94-103

Houston – Charlotte, 97-122

Minnesota – Dallas, 108-128

Oklahoma – Memphis, 107-116

Orlando – Phoenix, 112-111

San Antonio – Clippers, 101-134

Sacramento – Atlanta, 110-108

Utah Jazz – Brooklyn, 118-88

Lajme të tjera

Lajmet e fundit