Bruno Fernandes konfirmon të ardhmen e tij: Do të jem ushtar i përulur i këtij klubi

16 Maj 2024
9:05
Telesport
back button

Ditët e fundit është përfolur shumë për një largim të mundshëm të Bruno Fernandes nga Manchester United. Pas fitores 3-2 ndaj Newcastle, mesfushori portugez ka folur vetë për të ardhmen e tij, duke i premtuar besnikëri “djajve të kuq”.

Natyrisht që puna nuk ka përfunduar ende këtë sezon. Ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur në Premier League dhe më pas është sfida më e rëndësishme e këtij sezoni për ne: Finalja e FA Cup. Gjithsesi, ky ka qenë një sezon i vështirë”, tha Fernandes.

Ne duam të bëjmë më mirë dhe tifozët e meritojnë. Ata ishin fantastikë dhe tani duhet të bëjmë diçka. U përpoqëm por rezultatet nuk e tregojnë këtë. Ne punuam shumë dhe të gjithë dhanë maksimumin, por nuk mjafton dhe duhet të bëjmë më shumë”, u shpreh mesfushori portugez.

Kemi ende dy ndeshje për të luajtur dhe duhet të përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk jam i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës. Fitojmë dhe humbasim të gjithë së bashku”, tha Bruno Fernandes.

Nuk dalloj nga të tjerët vetëm se kam shiritin në krah. Unë gjithmonë bëj më të mirën time dhe gjithmonë bëjmë më të mirën për klubin. Askush nuk e fsheh që ne luajmë për një klub të madh dhe ne duhet të rrisim standardet tona në çdo ndeshje”, tha Fernandes.

Duke folur për të ardhmen e tij,. mesfushori 30-vjeçar tha: “Do të jem këtu për sa kohë që klubi të më dojë dhe klubi dëshiron që unë të jem pjesë e së ardhmes. Nëse për ndonjë arsye ata nuk më duan, atëherë unë do të shkoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit