Kohët e fundit, mesfushori portugez Bruno Fernandes është përfshirë në vorbullën e largimit nga Manchester United. 30-vjeçari ka një kontratë që skadon në vitin 2026 dhe ka deklaruar se ai dëshiron të qëndrojë, por ka dy kushte.
E par aka të bëjë me rrugën e tij, pasi Fernandes, që këtë sezon që u mbyll ishte kapiteni i “djajve të kuq”, kërkon një rritje të saj. Ai paguhet 240 mijë stërlina në javë, duke qenë i gjashti në listën e pagave të klubit.
Për pasojë, ai kërkon një rrogë më të mirë, njësoj me atë që marrin disa nga futbollistët e tjerë. Marcus Rashford, Casemiro dhe Mason Mount janë disa nga lojtarët që paguhen më shumë se portugezi te Manchester United.
Lajmin e konfirmoi e përditshmja “The Guardian”, që gjithashtu zbuloi edhe një kërkesë tjetër të Bruno Fernandes. Kapiteni i Manchester United, gjithashtu kërkon qartësi në lidhje me vizionin afatgjatë të klubit nën drejtimin e INEOS.
Ende nuk dihet nëse trajneri aktual Erik ten Hag e ka të sigurtë vendin apo jo në ekip vitin tjetër dhe ndryshimet mund të ndikojnë në të ardhemne portugezit. Është përfolur se për të po insiston Bayern Munich, por ka oferta edhe nga Arabia.