Buffon: Ishte surprizë për shumë, jo për mua. Sommer, portieri më i mirë në Serie A

7 Maj 2024
8:40
Alfred Lleshi
back button

Gianluigi Buffon ishte gjithashtu aty në skenë, me rastin e çmimit kushtuar Giacomo Bulgarelli, ku u shpërblyen Simone Inzaghi, Lewis Ferguson dhe Giada Greggi. Ish-portieri foli për ngjitjen e Parmës në Serie A: “A po kthehem në fushë? Jo, tani kam vendosur që karriera ime ka përfunduar. U argëtova shumë, kalova 29 vite në nivelin më të lartë dhe ndihem i privilegjuar. Tani fillon një fazë e re e jetës sime, shpresoj se mund të ndihmoj me përvojën që kam akumuluar”.

Nuk keni pasur kurrë frikë nga kundërshtarët, por a ka pasur ndonjë që nuk mund ta duronit?
Grerëzat dhe bletët, kam një alergji të forte karshi tyre.

Sot keni rolin e kreut të delegacionit të kombëtares italiane…
Fjalimi i shefit nuk është diçka që më përfaqëson, nuk e bëj as në shtëpi… Besoj se me përulësinë e duhur dhe përvojën që ka, secili mund të gdhendë role të rëndësishme për veten e tij, të jetë i dobishëm dhe të vlerësohet nga të tjerët.

Cili ishte portieri më i mirë në Serie A, këtë sezon?
Për golat e pësuar nuk mund të mos thuash Sommer. Për shumë ishte një surprizë, megjithatë për mua ishte konfirmim, në kuptimin që ai është një portier shumë i besueshëm. Dhe pastaj Szczesny, gjithashtu bëri shumë mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit