“Të mos e teprojmë: krahasimi mes Motta dhe Allegrit nuk ka kuptim. Janë dy profile të pakrahasueshme. Allegri ka fituar shumë, ndërsa Thiago është ende në fillimet e tij. Kush i krahason, e bën vetëm për të krijuar tension në ambientin bardhezi”.
Me këto fjalë, Gigi Buffon ka komentuar paralelizmin mes ish-trajnerit dhe trajnerit të ri të Juventusit, gjatë një interviste të gjatë për “La Stampa”.
“Kam një vlerësim të madh për Thiago dhe jam shumë besimplotë në projektin që ai po ndërton, – shtoi ish-portieri dhe kapiteni bardhezi, sot shef delegacioni i kombëtares italiane. – Kur bëhet një ndryshim kaq i thellë, nevojitet kohë. Thiago është një trajner i përpiktë, i përgatitur dhe i mësuar të punojë në nivele të larta. E njoh që nga koha kur ishim shokë kombëtareje dhe besoj se ka nevojë për mbështetjen e plotë të të gjithëve”.
Gjithashtu, Buffon bëri disa komente mbi temat aktuale të kampionatit italian: “Futbolli ynë ka ndryshuar, pas Premier League jemi ne. Kemi ndryshuar mendësinë dhe mendoj për revolucionin kulturor të shumë trajnerëve, Tani është kënaqësi t’i shohësh ndeshjet e Serie A”.
Për kryesuesen e Serie A, Atalanta: “Është një skuadër që bën mirë për të gjithë. Nuk jam i befasuar, sepse në futboll, si në jetë, nuk improvizon dot asgjë nëse dëshiron të arrish nivele të caktuara. Familja ‘Percassi’ ka një projekt largpamës që prej një kohe të gjatë”.