Buffon: Problemet e Juves ishin të dukshme, Chiellini dhe Bonucci duhet të “klonohen”

29 Nëntor 2021
9:14
Alfred Lleshi
back button

Ka disa muaj që është larguar, por koka e tij mbetet atje, ku kaloi shumë vite të karrierës si futbollist, duke u jetësuar si një ikonë. Gianluigi Buffon nuk ndalet kurrë së menduari për Juventusin, qoftë edhe si vëzhgues. Duke folur për “Sky”, portieri i Parmës e ka komentuar momentin e vështirë te bardhezinjtë.

“Që shëmbëlltyra e krizës filloi të afrohej, se kishte disa probleme, kjo ishte e dukshme, por ardhja e Allegrit mund të na bëjë të mendojmë për një pikë kthese, – shpjegoi Buffon. – Juve është ndër të parat në Serie A për lojtarët që ka, nuk është aspak inferiore ndaj Interit, Milanit dhe Napolit. Sidoqoftë, duhet të shohim nëse mund të bëjnë një ekip. Kjo është çështja”.

Sipas Buffon, formatimi duhet të fillojë nga personalitete të forta si Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci, liderë brenda dhe jashtë fushës: “Lojtarë si Chiellini dhe Bonucci duhet të klonohen. Kam takuar shumë pak si ata për lidership dhe karizëm. Khedira, Tevez dhe Mandzukic ishin gjithashtu në të njëjtën linjë, kur ishte koha që mbanin kryqin mbi supe”.

Koha dhe puna, këto janë parakushtet themelore për një rikthim të Juventusit, sipas ish-portierit të kombëtares: “Duhet kohë për të rifilluar një projekt fitues. Juve bëri gjëra sensacionale, por ishte e paimagjinueshme të ruheshin ato nivele”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit