Buffon zbulon sekretin: Rrezikoj të mos e lë kurrë futbollin!

2 Korrik 2020
18:44
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka rinovuar dhe për një vit tjetër me skuadrën italiane. Veterani ka folur në lidhje me një vendim të tillë dhe ka treguar se ende ka pasion dhe zjarr brenda për të dhënë maksimumin në fushë.

“Ende kam zjarr brenda meje. Vazhdoj të luaj sepse ndihem mirë dhe jam kompetitiv, gjithmonë dua të përmirësohem në lojën time.

“Në momentin që u ktheva në numrin një, pasioni mu kthye në punë, dhe i kam vendosur obligim vetes të mos paraqitem dobët, por gjithmonë të qëndroj në majë. Për 15 vite jam argëtuar, ndërsa tani si veteran, kam zbuluar ‘rininë time’. Ky është sekreti im që vazhdoj ende.

“Në 12 vitet e fundit të karrierës sime, kam shijuar çdo fitore të vogël dhe jam dëshpëruar për çdo humbje. Kur je mësuar të fitosh të duket normale. Në këtë sens, fitoret kanë më pak impakt se humbjet. Duhet të gjej paqen brenda vetes, sepse rrezikoj të mos e lë kurrë futbollin”, – e mbyll Buffon me shaka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit