Bundesliga, kapiteni largohet nga klubi dhe këmben fanellën me… arbitrin

19 Janar 2021
19:02
Denis Hakanaj
back button

David Abraham largohet nga Bundesliga dhe Eintracht Frankfurt.

Pas sfidës kundër Schalke-s, kapiteni i kuqezinjve ka lajmëruar vendimin e tij për t’u larguar nga klubi dhe Gjermania, për t’u kthyer në atdhe, në Argjentinë ku do të luajë me Huracan de Chabas.

Përveç emocioneve për lamtumirën, 34-vjeçari ka qenë protagonist i një momenti të veçantë që ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes: një këmbim fanellash me të vërtetë interesant…

Siç tregojnë imazhet e publikuara nga vetë klubi gjerman, kapiteni Abraham ka zgjedhur një mënyrë me të vërtetë unike për t’i thënë lamtumirë futbollit gjerman dhe shokëve të skuadrës.

Në fund të ndeshjes së të dielës, ai i është afruar arbitrit të takimit, zotëria Manuel Grafe, për t’i kërkuar këmbimin e fanellës. Arbitri i ndeshjes ka pranuar dhe ka treguar me krenari uniformën e marrë nga lojtari i Eintracht.

Një mënyrë e bukur për të përshëndetur kampionatin që e ka pritur nga 2013 e largët, kur ka nënshkruar me Hoffenheim para se të transferohej në Frankfurt në 2015-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit