Buzëqesh Conte, dy përforcime i bashkohen skuadrës në Kinë!

21 Korrik 2019
16:33
back button

Humbja ndaj Manchester United nuk është e rëndë për Interin, sepse është thjesht një test miqësor, por shqetësuese është mungesa e lojtarëve të kërkuar, teksa së fundi edhe Perisic është nxjerrë jashtë planeve të Conte, sepse ai nuk e bën rolin e mesfushorit të majtë.

Gjithsesi në fund ka dy grimca shpresë për trajnerin italian. Diego Godin dhe Matias Vecino janë bashkuar sot me skuadrën dhe do fillojnë menjëherë stërvitjen për të qenë sa më shpejt gati dhe për ta mund të ketë minuta në ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Juventusit, në Nanjing të Kinës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit