Cagliari shtang Juven në fund, gafa e Vlahovic ndëshkon “Zonjën” (Video)

6 Tetor 2024
14:33
Denis Hakanaj
back button

Juventus nuk ka shkuar përtej një barazimi 1-1 kundër Cagliari-t në javën e shtatë të Serisë A.

Ndeshja e luajtur në Allianz Stadium është zhbllokuar në minutën e 15-të pas një penalltie të transformuar nga Vlahovic.

Penallti e akorduar nga arbitri pas një prekje të topit me dorë në zonë nga ana e një prej mbrojtësve të Cagliari-t.

Në minutën e 78-të, sulmuesi serb ka pasur mundësinë të mbyllë ndeshjen, por ka gabuar në mënyrë të pabesueshme me portën gjysmë të boshatisur.

Në fund ka ardhur befasia për ekipin e Thiago Motta-s.

KARTONI I DYTE I VERDHE I CONEICAO – VIDEO

Cagliari, në fakt, ka arritur të barazojë në minutën e 88-të me Marin nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Douglas Luiz.

Një minutë më vonë, Juventus ka mbetur me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Conceicao.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit