Caktohet gjyqtari i klasikes Real-Barcelona ky është historiku i ndeshjeve që ka drejtuar

24 Tetor 2024
18:20
Telesport
back button

Këtë të shtunë luhet ndeshja e shumëpritur në La Liga, klasikja Real Madrid – Barcelona. Gjyqtari kryesor për këtë takim është caktuar Jose Maria Sanchez Martinez, ndërsa si përgjegjës në sistemin VAR do të jetë Alejandro Muniz Ruiz.

Sanchez ka një histori mjaft specifike në punën e tij ndër vite. Ai ka drejtuar gjithsej 35 ndeshje të Real Madridit, nga të cilat skuadra madrilene ka arritur të fitojë 23 herë, ka barazuar në 7 raste dhe ka humbur 5 herë.

Ndërkohë, ai ka drejtuar gjithsej 34 ndeshje të Barcelonës, me bilanc 26 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit