Caktohet shifra, ja sa duhet të paguajnë Milani dhe Interi për tokën e stadiumit

25 Tetor 2024
15:39
Telesport
back button

Endrra e madhe e milanistëve dhe interistëve është stadiumi i ri. Së shpejti mund të bëhet realitet. Autoritetet lokale të Milanos kanë vendosur që “Stadio Meazza” dhe zona përreth kushtojnë 200 milionë euro.

Rruga e vështirë drejt ndërtimit të një stadiumi të ri do të ketë një fund të lumtur, por kjo pagesë është e pangociueshme.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Zyra e Taksave Italiane do të njoftojë zyrtarisht klubet milaneze për këtë pagesë sepse aktualisht kjo zonë menaxhohet nga Bashkia e Milanos.

Kjo tarifë nuk mund të negociohet, pasi është një vlerësim zyrtar i bërë nga autoritetet italiane. Deri tani, klubet nuk kanë bërë reagime, sepse pritet që kjo të ndodhë në rrugë zyrtare në fund të tetorit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit