“Calafiori në Premier League është fatkeqësi për futbollin italian”

4 Korrik 2024
8:36
Alfred Lleshi
back button

Intervistë e gjatë në “Radio Sportiva” për drejtorin sportiv Walter Sabatini. Shumë tema diskutimi u trajtuan, duke përfshirë lamtumirën e mundshme të Riccardo Calafiorit, largimin e tij drejt Premier League, me destinacion Arsenalin. “Është një fatkeqësi kur lojtarë të rinj të fortë si ai largohen nga liga jonë. 45 milionë euro është një shumë e madhe, por mbrojtësit vlejnë edhe më shumë.

Mendoj se është minimumi për dikë si ai, një lojtar këmbëngulës, fizikisht imponues, autoritar dhe me personalitet. Le të kujtojmë se çfarë bëri në minutën e 96-të kundër Kroacisë: doli me top, vrapoi 40 metra, mori përsipër rreziqe për të finalizuar aksionin”.

Dhe futbolli italian mbetet në krizë: “Ne nuk do të jemi në një krizë të papërcaktuar apo të pakthyeshme. Humbjet e kombëtares nuk duhet të jenë dëshmi e një krize futbolli, ato janë rezultat i një ndeshjeje dhe një rezultati. Në Europian arritëm keq në planin psiko-fizik.

Kam parasysh këtu lojtarë që, për shkak të qëndrimit dhe karakteristikave të tyre, po mendoj për shembull Barella dhe Di Lorenzo, mbërritën të gjunjëzuar në Europian. Nuk e di nëse kjo diktohej nga numri i ndeshjeve të luajtura, duke qenë se ata luajtën si të tjerët”.

Ndërkohë të rinjtë po largohen. Të fundit në listë janë Della Rovere te Bayern Munich dhe Natali te Bayer Leverkusen: “Ne i premtuam Scamacca-s ekipin e parë dhe ai vendosi të shkojë te PSV Eindhoven. Për mua ishte një humbje, që më bën të vuaj ende sot.

Ndonjëherë lojtarët dhe familjet e tyre ndjekin zgjedhje dhe rrugë të ndryshme. Për fat, Gianluca më pas e ktheu kokën duke shkuar te Sassuolo. Është një fatkeqësi kur djemtë e rinj dhe të talentuar largohen”.

A ndodh kjo, sepse ka shumë të huaj në Itali: “Shumë të huaj është një gënjeshtër. Është e dënueshme kur janë të paktë, Riveras dhe Mazzolas janë rritur me Schiaffino… Të huajt e mëdhenj janë të mirëpritur, të rinjtë përfitojnë prej tyre. Problemi është sasia, jo cilësia”.

Duke folur për talentet, Zaniolo rikthehet në Itali, tek Atalanta: “Nicolò vlen shumë, humbi për arsye të parëndësishme, për një brishtësi të karakterit. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe tek Atalanta, me një udhërrëfyes si Gasperini, mund të bëjë vetëm mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit