Calafiori refuzoi dy gjigantë të Europës për Arsenal-in

21 Korrik 2024
14:13
Denis Hakanaj
back button

Riccardo Calafiori thuhet se refuzoi Real Madrid-in dhe Juventus-in, pasi ai donte vetëm të bashkohej me Arsenal-in. Mbrojtësi italian shumë i vlerësuar do t’u bashkohet Topçinjve nga Bologna.

Sky Sports raporton se Calafiori do të transferohet në Angli për rreth 50 milionë euro (42 milionë sterlina).

Kampionët në fuqi të Europës, Real-i dhe gjigantët e Serie A, Juve, janë refuzuar nga ylli i Italisë në Euro 2024.

Ata dhe një klub i paidentifikuar i Premier League u përpoqën të nënshkruanin qendërmbrojtësin, por ai ia dha fjalën Arsenalit.

Ai është kryesisht një mbrojtës i majtë dhe mund të hyjë direkt në formacionin titullar të Arteta-s sezonin e ardhshëm me dyshime mbi Oleksandr Zinchenko dhe Jakub Kiwior.

Riccardo Calafiori mund të luajë në qendër të mbrojtjes, në krahun e djathtë dhe të majtë.

Ai ishte një anëtar kyç i skuadrës së Bologna-s së Thiago Motta-s, duke e mbyllur kampionatin në vendin e pestë në Serie A dhe duke u kualifikuar në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit