Pasi udhëhoqi Bologna drejt kualifikimit në Champions League sezonin e kaluar, mbrojtësi italian Riccardo Calafiori pak nga pak po “pushton” edhe Premier Ligën. Një eksperience kjo në Premier League me skuadrën e Arsenal që do t’i shërbejë mbrojtësit edhe për kombëtaren.
“Të luash në Olimpico sigurisht që të jep një shtysë më të madhe, të cilën do të përpiqem ta shfrytëzoj në fushë. Jam shumë i lumtur, do të luaj përpara miqve dhe familjes sime”, u shpreh Calafiori.
“Në Bologna ishte viti i parë në të cilin u ndjeva i rëndësishëm për një ekip dhe një qytet. Kam kujtime të mrekullueshme dhe një marrëdhënie të mirë me të gjithë. Premier League është një kampionat shumë i ndryshëm në krahasim me Serinë A”, tha mbrojtësi italian.
Duke folur për prëvojën e tij në Angli, Calafiori shtoi: “Është gjithmonë mirë të mësosh të luash me ritme dhe cilësi të ndryshme. Mendoj se ajo që kam mësuar mund të më ndihmojë edhe në kombëtare”.
Nga Arteta te Spalletti, mbrojtësi bën paralelizmat: “E njëjta mes dy trajnerëve është se kërkojnë të dominojnë përmes lojës. Këto janë gjërat që kanë të përbashkëta, jam dakord me të dy, është gjithmonë më mirë të përballesh me kundërshtarët në këtë mënyrë pa pësuar shumë”.
“Diferenca mes Serisë A dhe Premier League është padyshim intensiteti në stërvitje dhe në ndeshje. Atje është shumë ndryshe nga Itali dhe nuk mendoj se futbolli italian duhet të “vjedhë” ndonjë gjë nga ai anglez. Të gjitha ndeshjet janë të forta, ndaj cilësdo skuadër. Aty nuk mendojnë shumë për mbrojtjen dhe është argëtuese të ndjekësh rivalin”, tha Calafiori.