Calderon dhe situata delikate te Real Madrid: I duhet dhënë fund kësaj agonie

9 Gusht 2020
13:37
Denis Hakanaj

Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me situatën delikate në shtëpinë e Real Madrid mes Gareth Bale dhe ambientit merengues.

Mbi gjithçka marrëdhënia e lojtarit me trajnerin. Ulessiani është gjithmonë në qendër të polemikave të ndryshme për sjelljen e tij në stol dhe për kërkesën e fundit për t’u lënë jashtë skuadrës për ndeshjet e Champions League, tashmë të përfunduara.

“Është me të vërtetë e trishtë ta shohësh Bale në këtë situatë”, ka thënë Calderon për BBC. “Besoj se është për të ardhur keq të shikosh një lojtar si ai në stol. Po humbet kohë”.

“Mendoj se aftësia dhe talenti i Gareth nuk kanë shkuar askund, besoj se është akoma një lojtar i mirë dhe mund të luajë në çdo skuadër në botë. Ja pse më vjen keq për të. Real dhe bale duhet të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund kësaj agonie”.

“Nëse do ta bëjnë, kjo do të jetë një gjë e mirë për të dyja palët. Nëse Gareth është gati të shkurtojë rrogën ose të largohet nga klubi, palët do të duhet të gjejnë një rrugëdalje tjetër nga kjo situatë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit