Calhanoglu “bekon” Marotta si president: Jemi të lumtur, ai ka bërë gjëra të mëdha për Interin

6 Qershor 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

Pas ndeshjes miqsore, ku Turqia e tij barazoi kundër Italisë, mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu foli edhe për emërimin e Beppe Marotta si president i zikaltërve: “Unë tashmë i kam shkruar një mesazh grupit, jemi të lumtur. Marotta është gjithmonë i rëndësishëm për ne, për klubin tonë. Ai ka bërë gjithmonë gjëra të mëdha dhe ne jemi sigurisht të lumtur”.

A mund të jetë një shtysë në Europian, titulli i fituar me Interin?
Energjia pozitive është aty, por kur përfundon kampionati nuk është e lehtë mendërisht, sepse ka pak lodhje. Ne po punojmë shumë, tani kemi një tjetër miqësore dhe më pas një ndeshje shumë të rëndësishme, si ajo debutuese kundër Gjeorgjisë. Starti do të jetë vendimtar për ne.

Takimi me shokët e shumtë të Interit…
Është gjithmonë mirë t’i shoh përsëri shokët e skuadrës. Më vjen keq për Barella që u lëndua, le të shpresojmë se do të shërohet shumë shpejt, sepse Italia ka nevojë për të. Ai është një lojtar shumë i fortë dhe i rëndësishëm, e njoh mirë.

Çfarë efekti ka për të sfiduar shokët tuaj të klubit si kundërshtar me kombëtaret?
Është gjithmonë mirë t’i shoh shokët e mi të skuadrës. Ne jemi larg fizikisht këto ditë, por afër zemrës. Barella u lëndua, shpresoj të shërohet shpejt. Ishte mirë për ne që nuk luajti, por shpresoj të kthehet shpejt, sepse është shumë i rëndësishëm për Italinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit