Këto janë fjalët e Hakan Calhanoglu për “Sky” në prag të ndeshjes mes Holandës dhe Turqisë, çerekfinale e “Euro2024”: “Skualifikimi ndaj Austrisë? Kam vuajtur shumë, nuk jam mësuar të jem jashtë. Jam i lumtur, skuadra bëri një punë të madhe edhe pa mua”.
Demiral nuk do të jetë në formacion, si do ta përballoni këtë skualifikim?
Më vjen shumë keq për të. Nuk dua të bëj polemika, por ka shumë diskutime. Ne jemi me të, ekipi është me të. Ne jemi turq, kështu jemi.
Çfarë shtytje ju jep gjithë ky entuziazëm rreth jush?
Ka shumë entuziazëm brenda ekipit, por edhe jashtë, falë tifozëve tanë. Ata po na ndihmojnë, jemi të lumtur. Shpresoj që nesër të mund të bëjnë edhe më shumë. Do të luajmë edhe për Demiral, duam t’i japim forcë. Ne gjithmonë besojmë tek ai, duam të arrijmë deri në fund.
A keni kontaktuar me holandezët e Interit?
Nuk kemi biseduar. Do të ketë shumë respekt mes nesh, jam i lumtur të shoh Dumfries dhe De Vrij. Megjithatë, kur jemi në kombëtare është ndryshe, secili bën punën e vet dhe dëshiron të fitojë.