Hakan Calhanoglu është në kulmin e pjekurisë së tij futbollistike. Mesfushori turk është gurthemeli i Interit të Simone Inzaghit dhe ekipit kombëtar, të drejtuar nga Vincenzo Montella. “Periudha 45-ditore e grumbullimit që përjetuam gjatë Kampionatit Europian 2024 në Gjermani ishte, për mendimin tim, një nga kthesat më të mëdha të rëndësishme. Ne jemi bërë bashkë si një familje në këtë grumbullim. Lidhja e miqësisë mes nesh është shndërruar në një lidhje vëllazërore, edhe në aspektin e lojës”, – nënvizoi mesfushori zikaltër.
Mbi punën e Montella: “Tani të gjithë e njohin nga afër trajnerin tonë Vincenzo Montella. Faktori më i rëndësishëm që na lejon të kuptojmë njëri-tjetrin është ideja se si mund ta çojmë ekipin në majë. Montella është i dashur me sjelljen e tij si brenda, edhe jashtë fushës. Ai ka aftësi të forta komunikimi, e di se çfarë dëshiron. Ai është një trajner që di të flasë shumë mirë dhe t’i motivojë lojtarët e tij”.
E ardhmja, e ndritur për Turqinë: “Edhe pse është e vështirë të parashikohet se çfarë na pret në të ardhmen, mund të them qartë se jemi në duar të shkëlqyera. Kemi miliona njerëz që na mbështesin, jemi një vend që e duam futbollin. Të rinjtë tanë janë të talentuar, po rriten çdo vit. Arda Güler, Kenan Yıldız, Orkun Kökçü, Semih Kılıçsoy, Bertuğ Yıldırım janë prova më e mirë për këtë. E ardhmja jonë do të jetë gjithmonë e ndritur, nëse u japim këtyre të rinjve një shans”.
Kthimi në shtëpi: “Personalisht kam synuar gjithmonë të jap më të mirën. Nuk e di se ku do të përfundojë jeta ime futbollistike, por synimi është ta mbyll karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresoj që kjo ide të bëhet realitet”.