Calhanoglu: Lamtumira nga Interi nuk ka qenë kurrë një mundësi, jam i lumtur atje

4 Korrik 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

Fillimisht mesazhi “social” i dashurisë për Interin dhe tani fjalë të tjera për të shmangur edhe një herë thashethemet e transferimit dhe ritheksuar se vullneti i tij është vetëm një. “Unë po qëndroj tek Interi thjesht sepse jam i lumtur atje. Familja ime dhe unë ndihemi rehat, fëmijët e mi shkojnë në shkollë në Milano.

Unë ndërtova gjithçka atje, – tha Hakan Calhanoglu për “Sky DE”, pas fitores së Turqisë kundër Austrisë, e cila e dërgoi kombëtaren e Montella në çerekfinale të “Euro 2024”. – Qëndroj tek Interi, sepse nuk ishte kurrë një opsion që të largohesha”.

Është folur për një interes të fortë nga Bayern Munich për Calhanoglu, por bavarezët nuk kanë bërë asnjë ofertë për Interin, deri më tani. “Nuk kemi marrë asnjë kërkesë, – tha presidenti i Interit, Beppe Marotta, pak ditë më parë. – Fjalët e Hakan janë të mirëseardhura, ato vetëm sa forcojnë ndjenjën e madhe të përkatësisë. Jemi shumë krenarë për to”.

Mesfushori humbi Austri-Turqi për shkak të skualifikimit, por do të kthehet të shtunën, në orën 21:00 në çerekfinalen kundër Holandës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit