Calhanoglu: “Nuk e refuzova Bayern, por thashë vetëm një fjali…”

27 Dhjetor 2024
16:40
Telesport
back button

Hakan Calhanoglu ka rrëfyer detaje nga negociatat e merkatos së verës, kur Bayern shfaqi interes për të dhe ishte i gatshëm ta transferonte në Mynih.

Mesfushori turk ka theksuar se ka shumë respekt për klubin bavarez, por u ka kthyer përgjigjen më profesionale të mundshme: “Flisni me Interin, jo me mua”.

“Po luhej Kampionati Europian dhe agjenti im nuk më tha asgjë deri ditën e fundit të turneut të kombëtars sone. Pastaj më thirri dhe më tha cilat ishin mundësitë. E udhëzova që të flisnin direkt me klubin”.

“Interi gjithmonë më ka ndihmuar, sidomos Ausilio. Ai më dha besim dhe më bëri të kuptoj se mund të jem një lojtar i rëndësishëm për Interin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit