Mesfushori turk i Inter, Hakan Calhanoglu, nuk harron asnjëherë të thumbojë ish-skuadrën e tij të Milan. Madje këtë sezon ai ka patur mundësinë ta bëjë këtë gjë disa herë për shkak të titullit kampion që fitoi me zikaltërit në derbi.
Pas ndeshjes së fundit, tifozët e Inter i dedikuan disa kore, duke e bërë të lërë fushën e lojës në lot. “Momenti më i mirë i këtij sezoni ishte padyshim ndeshja që fituam kundër Milan sepse i mundëm në shtëpinë e tyre”, tha Calhanoglu.
Më tej, turku thumbon kuqezinjtë, duke u shprehur: “Unë jam një person që gjithmonë besoj, kështu që mendoj se është një dhuratë që më erdhi nga Zoti për të fituar titullin kampion në atë ndeshje”.
“Kishim një dëshirë të madhe për të fituar këtë “trengjyrësh”. Ne ishim gati dhe punuam me shumë sakrifica për këtë objektiv. Grupi është i mrekullueshëm dhe ne jemi një familje e shkëlqyer”, tha Calhanoglu.