Calhanoglu “tremb” Interin: Kam kontratë deri më 2027, por nuk dua të mashtroj askënd…

15 Nëntor 2024
8:15
Alfred Lleshi
back button

Mes të tashmes, të shkuarës dhe të ardhmes, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për kanalin turk ‘TV8.5’. Mesfushori, aktualisht në grumbullim me kombëtaren, humbi penalltinë e parë me fanellën e Interit pas 19 tentativave të suksesshme, të dielën në mbrëmje kundër Napolit: “Nuk ik nga përgjegjësitë e mia. Nëse humbas një penallti, do të realizoj me sukses tjetrën. Disa mund të mendojnë se kam ego, por nuk është kështu. I besoj vetëm vetes”.

Për të ardhmen e tij: “Aktualisht jam tek Interi, e kam zgjatur kontratën time deri në vitin 2027. Nuk e di se çfarë do të thotë koha dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nëse do të thoja diçka për të ardhmen do të ishte gabim. Nuk bëj dot parashikime, sepse kështu do të mashtroja së parin veten, kur në fakt nuk dua të mashtroj askënd…”

Calhanoglu i bashkohet kolegëve që protestojnë kundër kalendarit shumë të ngjeshur: “Jam dakord me ata që ankohen për numrin e dendur të ndeshjeve. Ne nuk kemi një periudhë pushimi dhe luajmë çdo 2-3 ditë. Jam i sigurt se shtimi i dëmtimeve vjen kryesisht prej këtij kalendari të ngjeshur me ndeshje”.

Më pas mesfushori turk zbuloi një histori nga Inter-Juventus, ndeshje që po e fitonin 4-2, por më pas bardhezinjtë e barazuan 4-4, falë Yildiz: “Para Inter-Juve iu thashë shokëve të mi: Mos e lini Kenan Yildiz të marrë frymë. Ata nuk më morën shumë seriozisht, në fund ishte ai që ndryshoi ndeshjen. Pas ndeshjes ua kujtova djemve: A ju thashë…”

Mendimi më pas shkon te finalja e Champions League, e humbur kundër Manchester City: “Ai nokaut ishte moment i vështirë për ne. Më pas, megjithatë, u bëmë kampionë të Italisë dhe shtuam yllin e dytë. Tani po bëjmë mirë, ndeshjet e ardhshme do të jenë të rëndësishme. Liga e Kampionëve ka ndryshuar shumë me këtë format të ri. Është mirë që Arda Guler fitoi, që një turk u kurorëzua kampion europian. Shpresoj që edhe ne ta kemi një shans të tillë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit