Calori, njeriu që fundosi Juven dhe i dhuroi titullin Inzaghi-t: “Ja çfarë i duhet Inter-it”

18 Maj 2022
15:25
Denis Hakanaj
back button

Po afrohet fundjava vendimtare për dhënien e titullit 2021/22. Milan dhe Inter do të luajnë për scudetto-n në javën e fundit dhe ka nga ata që kanë shkuar mbrapa në kohë duke kujtuar atë që ka ndodhur në Perugia në vitin 2000, kur Alessandro Calori realizoi titullin që i hoqi titullin Juventus-it dhe ia dorëzoi Lazio-s, skuadër ku luante Simone Inzaghi, trajneri aktual i Inter-it.

I intervistuar nga Corriere della Sera, ish-futbollisti ka ripërshkuar atë ditë duke bërë një paralelizëm me aktualitetin mes kuqezinjve dhe zikaltërve:

“Kanë kaluar 22 vite, por nuk e harroj. Pas pjesës së parë ka nisur një shi i rrëmbyer, një përmbysje e vërtetë. Collina nuk ka ditë çfarë të bëjë, i ka telefonuar eprorëve, ka pritur”, ka thënë Calori.

“Ishin vite të mbushura me polemika të ashpra për arbitrat, nuk mund të pezullohej ndeshja dhe presidenti na kishte kërcënuar se do të na dërgonte në një turne në Kinë po të mos kishim fituar. Ndodhi e pabesueshmja dhe unë jam larguar nga stadiumi pas nuk e di sa intervistash”.

Ish-mbrojtësi ka folur më pas për aktualitetin: “Inter-i shpreson te një Calori tjetër, e imagjinoj. Akoma nuk e kuptoj si ka humbur Juventus-i, por e vërteta është se ndonjëherë ndodh.

“Presioni do të rritet ndjeshëm për Milan-in nëse ndeshja do të shkojë keq në pjesën e parë. Jo gjithmonë fiton më i miri dhe Ibrahimovic me Giroud do të jenë shumë të rëndësishëm për të rinjtë gjatë javës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit