Camavinga sqaron zërat për përplasje me Deschamps: Që para Europianit, trajneri ma bëri të qartë rolin tim në kombëtare

29 Qershor 2024
17:45
Alfred Lleshi
back button

Eduardo Camavinga ka dalë në konferencë për shtyp, dy ditë para ndeshjes kundër Belgjikës. Përtej gjërave të fushës së blertë, francezi foli edhe për marrëdhënien e tij me Didier Deschamps, pasi trajneri dhe mesfushori patën ulje-ngritjet e tyre pas barazimit ndaj Polonisë.

Çfarë ju ka thënë Deschamps dhe çfarë ka ndryshuar mes jush?
Ai na ka thënë se gjëja më e rëndësishme është ajo që vjen tani, duhet të përqendrohemi në 1/8 finale të Europianit.

Titullar në Madrid, por jo me Francën…
Nuk është një bilanc pozitiv, të gjithë lojtarët pëlqejnë të luajnë. Nuk jam i lumtur që nuk luaj shumë, por e di që një ditë apo një tjetër do të vijë koha ime.

Si e sheh Belgjikën?
Është një ekip i madh. E kaluara është e kaluar, ata mund të jenë një ekip tjetër, por shumë i vështirë dhe i ndërlikuar.

Si përgatitesh të performosh nga pankina?
Sinqerisht, nuk është diçka për të cilën përgatitesh, duhet të dalësh i fokusuar. Unë bëj gjithmonë të njëjtën gjë, dëgjoj muzikë para ndeshjeve dhe jam i qetë.

Finalja e Kupës së Botës, a ju jep besim?
Duhet të jesh gati, sepse mund të largohesh në çdo moment. Në kompeticione të tilla duhet të jesh i përqendruar deri në fund.

Nuk është shfaqur ende kombëtarja e madhe e Francës, që shihej si favorite…
Nuk jam i shqetësuar, jam i sigurt se do të bëjmë mirë.

Dallimet mes Ancelottit dhe Deschamps…
Janë trajnerë të ngjashëm, fokusohen në aspektin njerëzor dhe të japin liri në fushë. Nuk shoh se ka shumë dallime.

Bisedimet me Deschamps…
Ai nuk flet shumë, por është afër nesh. Ia themi gjërat njëri-tjetrit në fytyrë. Në fillim të Europianit më tregoi se cili do të ishte roli im. Nuk flasim me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, sepse përndryshe do të ishte pak toksike.

Mungesa e reagimit nga pankina, që Deschamps denoncoi ndaj Polonisë…
Mendoj se më e rëndësishmja është që jemi kualifikuar në 1/8 finale, të shohim përpara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit