Kalimi në raundin tjetër të Euro 2024 nuk e kënaqi Francën, e cila e mbylli në vendin e dytë grupin e saj. I zhgënjyer ka mbetur edhe mesfushori Eduardo Camavinga, i cili shprehet se të gjithë synonin një pozicion krejtësisht tjetër.
“Vendi i dytë është një zhgënjim për të gjithë, sepse ne donim të përfundonim të parët. Gjithsesi, mendoj se bëmë gjënë më të rëndësishme duke u kualifikuar”, tha mesfushori i Real Madrid.
“Thjesht nuk shënuam gola të mjaftueshëm. Unë kam besim të plotë te sulmuesit tanë. Kur kishim nevojë për ta, ata ishin gjithmonë atje”, u shreph Camavinga, që karikon skuadrën para sfidave të radhës.
“Jemi një skuadër e madhe dhe një skuadër e madhe rimëkëmbet gjithmonë. Tani ecim me kokën lart, pasi kemi një mision për të përmbushur”, është shprehur Camavinga. Franca do të përballet me Belgjikën në turin tjetër.