Cana lartëson Asllanin në mediat italiane: Për cilësi dhe mentalitet mund të bëhet Brozovic ynë

20 Qershor 2024
8:46
Alfred Lleshi
back button

Lorik Cana, rekordmeni i ndeshjeve me kombëtaren e Shqipërisë, ka folur për “Sky” në kuadër të ndeshjes kundër Kroacisë, e vlefshme për Grupin B të “Euro 2024”, e cila përfundoi 2-2.

Pse Manaj dhe jo Broja?
Arsyeja kryesore është se Broja nuk ka luajtur shumë në klubin e tij dhe nuk ka karburant për të luajtur ndeshje të njëpasnjëshme. Manaj u fut mirë kundër Italisë dhe mund të bëjë shumë mirë, ndërsa Broja mund të bëjë më mirë duke hyrë gjatë ndeshjes.

A peshon fanella e kombëtares shqiptare?
Të luash për secilën kombëtare është shumë e rëndësishme. Për ne është pjesëmarrja e dytë në Kampionatin Europian, ende kemi një fokus shumë të rëndësishëm.

Çfarë menduat pas golit të Bajramit ndaj Italisë?
Ne besuam në të, e nisëm ndeshjen 1-0 menjëherë. Ishte grup shumë i vështirë për Shqipërinë kundër Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, por ne mund të bëjmë më mirë se në ndeshjen kundër Italisë.

A e ndihmoi Asllanin të qenit tek Interi me Brozovic?
Dy profile të ndryshme, Brozovic ka përvojë dhe Kristjan është xhevahiri ynë. Duke u stërvitur me kampionë të mëdhenj, ai mund të sjellë diçka më shumë në kombëtare. Asllani duhet të marrë përgjegjësitë e tij, por ka cilësi dhe mentalitet për të qenë Brozovici shqiptar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit